Ndërlidhjet

Presidentja e Komisionit Evropian në vetizolim


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka hyrë në vetizolim pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, von der Leyen tha se ajo mori pjesë në një takim, më 29 shtator, ku ishte prezent "një person i cili dje doli pozitiv".

Presidentja e Komisionit Evropian tha se testi të cilin e ka bërë më 1 tetor, ka rezultuar negativ dhe se ajo do t’i nënshtrohet një testi tjetër, më 5 tetor.

Von der Leyen tha se ajo do të jetë në vetizolim deri më 6 tetor në mëngjes.

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, derisa numri i të infektuarve po rritet.

Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, derisa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara.

XS
SM
MD
LG