Ndërlidhjet

Xherdan Shaqiri infektohet me koronavirus


Xherdan Shaqiri.
Xherdan Shaqiri.

Futbollisti, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, tha Federata e Futbollit e Zvicrës, një ditë pasi 28-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar, për herë të parë pas më shumë se një viti.

Lojtari i Liverpool-it, i cili u paraqit për herë të fundit për Zvicrën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit të kaluar, kishte mbërritur në hotelin e ekipit të hënën pasdite përpara një loje miqësore me Kroacinë të mërkurën.

Federata tha se ai ishte vënë në vetizolim.

Dy nga shokët e ekipit të Shaqirit në Liverpool, Sadio Mane dhe Thiago Alcantara, kanë dalë pozitivë në javën e fundit.

XS
SM
MD
LG