Ndërlidhjet

Kosova regjistron 33 raste të reja me koronavirus, nuk ka viktima


Ilustrim.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar të enjten për 33 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 711 mostrave.

Sipas tij, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka raportuar më 8 tetor për 46 persona që kanë mposhtur virusin.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,971 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 638 pacientë kanë vdekur, derisa raste aktive janë 1,144.

XS
SM
MD
LG