Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për bursë për gazetarë


Selia qendrore e Radios Evropa e Lirë në Pragë. Fotografi nga arkivi.

Radio Evropa e Lirë ka hapur konkursin për bursën për gazetarë - “RFE/RL Regional Reporting Fellowship 2020-2021”.

Qëllimi i kësaj burse është që të kontribuojë për zhvillimin profesional të gazetarëve në shtetet e BE-së, të Partneritetit Lindor dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur lirinë e medias dhe pavarësinë mediale.

Kjo bursë është në linjën e njëjtë të misionit të REL-it, që të ofrojë gazetari të saktë dhe të pavarur në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Ky program – që tashmë ka hyrë në vitin e pestë – financohet nga një grant i Ambasadës së SHBA-së në Republikën Çeke.

Afati i fundit për të aplikuar për këtë bursë është 30 tetori.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth kësaj burse.

XS
SM
MD
LG