Ndërlidhjet

Në Kosovë edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë


Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ramadani tha se ditëve të fundit “ka rritje të lehtë të rasteve pozitive”.

Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave.

Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460.

Në konferencën për media mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.

XS
SM
MD
LG