Ndërlidhjet

Franca sërish në izolim


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se është vendosur që vendi të ketë një bllokim të dytë kombëtar.

Masa do të zgjasë të paktën gjatë muajit nëntor.

Macron tha se duke filluar nga dita e premte, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore. Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.

Të martën u konfirmuan 33,000 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri ditor i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Francë është në nivelin më të lartë që nga prilli.

Presidenti tha se njerëzit do të duhet të plotësojnë një formular për të arsyetuar largimin nga shtëpitë e tyre, siç kërkohej edhe gjatë izolimit të parë që u vendos në muajin mars në Francë.

XS
SM
MD
LG