Ndërlidhjet

Trump pretendon se ka fituar zgjedhjet, synon t'i drejtohet Gjykatës Supreme


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë qenë duke u përgatitur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

“Rezultatet sonte kanë qenë fenomenale”, ka thënë ai në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë ai ka thënë se planifikon t’i drejtohet Gjykatës Supreme, ndonëse nuk ka saktësuar pse dhe se kërkon të “ndalen votimet”.

“Ne do ta fitojmë këtë. Për aq sa di, ne veçse kemi fituar”, ka deklaruar Trump.

Ndonëse nuk ka ofruar të dhëna, ai ka thënë se zgjedhjet amerikane janë duke u manipuluar.

Trump: Ne i fituam zgjedhjet
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:20 0:00

Ai ka pretenduar po ashtu se republikanët janë duke fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë.

Pak më parë është konfirmuar fitorja e presidentit amerikan në Florida dhe Teksas, shtete të rëndësishme për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Për më shumë informacione nga zgjedhjet në SHBA, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG