Ndërlidhjet

Haga i konfirmon aktakuzën Rexhep Selimit


Rexhep Selimi
Rexhep Selimi

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lajmin e konfirmoi vetë Selimi në një postim në Facebook, ku po ashtu njoftoi se të enjten do të udhëtojë për në Hagë.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem, do kthehem po ashtu me kokën lart, sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”, shkroi Selimi në Facebook.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës, të kryera nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të mërkurën, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka arrestuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Avokati i Krasniqit, Valon Hasani, ka thënë se pas konfirmimit të aktakuzës nga ana e Dhomave të Specializuara, Krasniqi është arrestuar dhe pritet të transferohet për në Hagë.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG