Ndërlidhjet

Në Kosovë regjistrohen 14 viktima dhe 807 raste të reja me COVID-19


Kosovë: Familjarët vizitojnë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë.
Kosovë: Familjarët vizitojnë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike - (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja infektimit.

Ky institut ka kryer 1,816 testime brenda 24 orëve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Më së shumti raste të infektimit ka në Komunën e Prishtinës, gjithsej, 349 sosh.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, e deri tash 32,022 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa kanë vdekur 874 njerëz.

XS
SM
MD
LG