Ndërlidhjet

Vdes këngëtari Ismet Peja


Ilustrim.
Ilustrim.

Ismet Peja, këngëtar i muzikës popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Peja ka qenë i njohur për sukseset e arritura me shoqërinë muzikore "Hajdar Dushi", si dhe për një mori albumesh muzikore.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar më pas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

“Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

XS
SM
MD
LG