Ndërlidhjet

Liderja e Hong Kongut: Ligji për siguri kombëtare ka qenë efektiv


Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam.
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se Ligji i ri për siguri kombëtare i këtij qyteti, ka qenë efektiv në rikthimin e stabilitetit.

Pekini ka nisur së zbatuari Ligjin e ri për siguri kombëtare në qershor të këtij viti, me qëllim të shtypjes së kundërshtarëve, pas protestave kundër qeverisë, që në atë kohë patën shpërthyer në dhunë.

“Pas një viti të përleshjeve sociale dhe frikës për sigurinë personale, njerëzit e Hong Kongut mund të gëzojnë sërish të drejtat e tyre bazike dhe liritë, bazuar në ligj”, ka thënë Lam më 25 nëntor në fjalimin e saj vjetor.

Ajo ka thënë se bashkëpunimet me forcat e huaja janë zvogëluar dhe se organizatat radikale kanë pushuar operacionet e tyre në këtë qytet.

Lam ka thënë se protestat kanë qenë një prej sfidave më të mëdha të Hong Kongut prej kur i është kthyer ky territor Kinës më 1991, duke shtuar se rikthimi i “rendit kushtetues dhe sistemit politik” është prioritet urgjent.

Ajo ka thënë se qeveria do të prezantojë një projektligj në fund të këtij viti për të ndryshuar ligjet lokale për bërjen e betimit nga ana e shërbyesve civilë, si dhe nisje të edukimit të publikut për të kuptuar sundimin e ligjit.

Protestat e vitit të kaluar janë nxitur nga frika se qeveria qendrore synon të heqë liritë e garantuara për banorët e Hong Kongut, prej kur ky qytet i është kthyer Kinës më 1997, sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

XS
SM
MD
LG