Ndërlidhjet

Kuvendi diskuton për problemet e personave me nevoja të veçanta


Shteti i Kosovës ka dështuar që të krijojë kushtet themelore për personat me nevoja të veçanta, është thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është diskutuar për për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta.

Në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta - 3 Dhjetori.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë debatit ka thënë se institucionet dhe shoqëria ka bërë jashtëzakonisht pak për të lehtësuar jetën e kësaj kategorie shoqërisë dhe për këtë nevojitet rimëkëmbje gjithëpërfshirëse.

Fëmijët me nevoja të veçanta të privuar nga shkollimi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

“Duhet përfundimisht ta ndërrojmë perspektivën që ka shoqëria për personat me nevoja të veçanta, le të mos e shohim si kufizim, por përkundrazi potencial dhe mundësi që ata ofrojnë për të bërë gjërat ndryshe e shumë më mirë se sa i kemi bërë deri më sot. Personat më aftësi të kufizuara janë një aset i çmuar, janë një potencial i jashtëzakonshëm, janë burim i zgjidhjeve dhe ideve për të cilat kemi aq shumë nevojë ne si shoqëri”, tha Osmani.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se numri i personave me nevoja të veçanta në Kosovë konsiderohet nga 150 deri në 200 mijë. Llojet e aftësive të kufizuara dallojnë nga njëra- tjetra, rrjedhimisht dallojnë edhe nevojat specifike të këtyre grupeve, për t'u përfshirë në jetën publike dhe shoqërore.

“Gjendja e tanishme e personave me aftësi të kufizuara nuk përmbush realizimin e të drejtave dhe lirive themelore në kushtet e barabarta me të tjerët. Andaj, si rrjedhojë të gjitha institucionet dhe shoqëria në përgjithësi janë përgjegjëse për realizimin e kësaj të drejte”, theksoi Reçica.

Nëpërmjet zbatimit të pagesave sociale dhe pensionale, sipas ministrit Reçica, ofrohen mbështetje financiare për mbi 30 mijë persona me nevoja të veçanta, kurse vlera e mjeteve buxhetore që paguhet nga buxheti i Kosovës brenda një viti është mbi 50 milionë euro.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, i cili ka kërkuar debat parlamentar për këtë çështje, ka thënë se shteti ka dështuar t'u ofrojë kushtet themelore për jetë personave me nevoja të veçanta.

Rudi, që edhe vetë është person me nevoja të veçanta, ka thënë se në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës ka për obligim të mbrojë dhe garantojë të drejtat dhe liritë e njeriut.

UNICEF-i, në përkrahje të fëmijëve me nevoja të veçanta
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se “personat me aftësi të kufizuara çdo ditë raportojnë për moszbatim të ligjeve, ngecje në shërbime të domosdoshme, shkallë të ulët të punësimit, shkallë të ulët të pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike, vështirësi e qasjes fizike në institucione publike dhe paragjykime. Kurse, edhe më shqetësuese Rudi e sheh mungesën e kushteve elementare për të studiuar në universitete dhe shkolla shtetërore.

Sipas Rudit, prej 8-15 për qind e popullsisë së përgjithshme në Kosovë vlerësohen se janë persona me aftësi të kufizuara.

XS
SM
MD
LG