Ndërlidhjet

Kosova regjistron 11 viktima dhe 478 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 478 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,530 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 690 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,561.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41,777 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,073 pacientë kanë vdekur.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Shërbimin Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e Kosovës aktualisht janë rreth 1,000 pacientë të shtrirë.

Prej tyre, rreth 700 janë në oksigjenoterapi, derisa rreth 50-60 janë në intubim apo po trajtohen me makinat e frymëmarrjes, CPAP.

XS
SM
MD
LG