Ndërlidhjet

Policia shpall në kërkim një shtetas turk për vrasjen në Prishtinë


Një zyrtar i Policisë së Kosovës, fotografi ilustruese.
Një zyrtar i Policisë së Kosovës, fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës njofton se ka shpallur në kërkim, një person, shtetas turk, i dyshuar për vrasjen e një personi të dielën në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpall në kërkim personin e dyshuar; Altin Yaldimir (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin e dyshuar dhe ka publikuar fotografinë e tij.

Rreth orës 12:00 të dielën në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një person u vra me armë zjarri.

Policia tha se dyshon se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda së njëjtës veturë “dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.

Revolja, me të cilën dyshohet është kryer krimi është gjetur 100 deri 150 metra nga vendi i ngjarjes, në një kosh plehrash.

Policia gjatë ditës po ashtu njoftoi se ka identifikuar të dyshuarin dhe ka bastisur shtëpinë e tij, por i dyshuari për vrasjen, nuk është gjetur në shtëpi.

XS
SM
MD
LG