Ndërlidhjet

Maqedoni e Veriut: 28 viktima dhe 1,120 të infektuar me koronavirus


Shkup, Maqedoni e Veriut
Shkup, Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut të martën regjistroi 28 të vdekur nga koronavirusi, 1,120 të infektuar dhe 916 të shëruar.

Rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 2,993 mostrave në 24 orët e fundit në laboratorët publikë dhe privatë.

Viktimat janë: shtatë në Shkup, pesë në Prilep, nga dy në Veles, Gostivar dhe Strumicë, ndërsa nga një në dhjetë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Sa u përket të të infektuarve, 507 janë regjistruar në Shkup - qytetin me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, publikoi edhe raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor, sipas të cilit janë regjistruar 6,463 raste të reja pozitive.

Shifra paraqet një rënie prej 4.2% krahasuar me javën e kaluar.

Ministri Filipçe i komentoi edhe debatet, në veçanti ato negative, mbi gjoja rrezikun që paraqet vaksina kundër koronavirusit, që pritet të aplikohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Unë do të vaksinohem. Unë besoj në vaksinë, është e sigurt. Ne kemi ndjekur procesin e zhvillimit dhe të gjitha fazat e provave klinike. Vaksina do ta ndryshojë gjendjen me pandeminë, do të rrisë imunitetin e popullatës në të gjithë botën dhe do ta kthejë jetën në normalitet. Unë sinqerisht besoj se vjeshtën e ardhshme, nuk do të ketë nevojë për masa askund në botë, nuk do të ketë kufizime dhe ne do të kthehemi në jetën tonë siç ishim para pandemisë COVID-19”, shkroi Filipçe në rrjetin social Facebook.

Bota në fillim të vaksinimit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:31 0:00

Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 69,452 persona me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 1,977 kanë humbur jetën, 46,621 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 21,854.

XS
SM
MD
LG