Ndërlidhjet

Shteti Islamik sulmon aeroportin e Kabulit


Harta e Afganistanit.

Grupi militant ekstremist Shtetit Islamik (IS) sulmoi të shtunën kryeqytetin Afganistanit me një breshëri predhash, duke vrarë të paktën një civil dhe duke plagosur një tjetër. Njoftimi u bë nga ministria e Brendshme afgane, raporton agjencia AP.

Dhuna në Afganistan është përshkallëzuar në muajt e fundit.

Grupi ekstremist mori përgjegjësinë përmes faqes së internetit të lidhur me këtë grup - Amaq News - duke thënë se gjuajti 10 raketa drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit “Hamid Karzai”.

Tri predha goditën aeroportin herët në mëngjes, duke dëmtuar një avion të firmës Kam Air. Kjo firmë siguron fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare, dhe kur filloi operimin më 2003, ka qenë linja e parë ajrore në Afganistan, në pronësi private.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha se 10 predha u qëlluan nga një automjet i parkuar në skajin verior të kryeqytetit. Predhat ranë në zonat e banuara të qytetit.

Shteti Islamik në Afganistan ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën, duke përfshirë muajin e kaluar kur mori përgjegjësinë për hedhjen e disa mortajave nga të cilat mbetën të vrarë tetë civilë dhe u plagosën 31 të tjerë. Ky grup gjithashtu pretendoi vrasjen në fillim të kësaj jave të një gazetareje afgane, Malala Maiwand, në provincën lindore Nangrahar.

Dhuna në Afganistan ka shënuar një rritje muajt e fundit edhe pse talibanët dhe negociatorët e qeverisë afgane po takohen në shtetin e Katarit duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje paqësore që mund t'i japë fund dekadave të luftës.

XS
SM
MD
LG