Ndërlidhjet

Gjermania shënon rënie të dëbimeve më 2020


Aeroporti në Berlin
Aeroporti në Berlin

Rastet e dëbimeve nga Gjermania kanë rënë ndjeshëm më 2020 dhe kjo pjesërisht i atribuohet pandemisë së koronavirusit.

Nga janari deri në fund të tetorit, 8,802 persona janë dëbuar nga Gjermania, tha Volkmar Vogel nga Ministria e Brendshme gjermane.

Nëse bëhet krahasimi me vitin 2019, ky numër është shumë i vogël, pasi vitin e kaluar nga Gjermania ishin dëbuar 22,097 persona, raporton Dpa.

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, numri më i lartë i personave të dëbuar janë nga Shqipëria (733 persona), pasuar nga Gjeorgjia (711 persona), Franca (369 persona), Serbia (608 persona) dhe Moldavia (525 persona).

Për shkak të pandemisë ka pasur shumë pak fluturime. Disa nga vendet e origjinës të personave të dëbuar ndonjëherë kanë refuzuar që t’i pranojnë shtetasit e tyre, duke cituar arsye të mbrojtjes nga infektimet me koronavirus.

Ndërkaq, numri i largimit vullnetarë nga Gjermania, e që këto udhëtime janë financuar nga Qeveria federale gjermane dhe qeveritë shtetërore po ashtu është më i ulët më 2020.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, deri në tetor, 4,319 persona janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania.

XS
SM
MD
LG