Ndërlidhjet

Mbretëresha britanike për Krishtlindje: Nuk jeni vetëm


Mbretëresha britanike, Elizabeta II.
Mbretëresha britanike, Elizabeta II.

Mbretëresha britanike Elizabeta II, ka shfrytëzuar fjalimin e saj për Ditën e Krishtlindjes për të siguruar secilin që nuk është afër familjes dhe shokëve këtë vit se “nuk është vetëm”.

Ajo ka thënë se çfarë shumë njerëz duan për “Krishtlindje është vetëm një përqafim apo prekje e dorës”, mirëpo “edhe në netët më të errëta ka shpresë për agim të ri”.

Mbretëresha 94-vjeçare ka përshëndetur aktin e mirësisë, duke thënë se pandemia “na ka bashkuar” pavarësisht pse jemi në kohë të vështirë.

“Ka qenë e jashtëzakonshme sesi një vit, që na ka mbajtur larg, përmes disa rrugëve na ka bashkuar më shumë”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj, duke shtuar se familja mbretërore është “inspiruar” nga vullnetarët që kanë ndihmuar nëpër komunitetet e tyre.

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën, njerëzit janë ngritur ndaj sfidave të këtij viti dhe unë jam shumë krenare nga ky shpirt i qetë dhe i pathyeshëm”.

Ajo ka thënë se i vjen keq për “njerëzit e të gjitha besimeve që nuk kanë mundur të mblidhen sikur do të dëshironin për të festuar”, mirëpo “jeta duhet të vazhdojë”.

XS
SM
MD
LG