Ndërlidhjet

Autoritetet amerikane identifikojnë sulmuesin në Nashvill


Vendi ku ka ndodhur sulmi në Nashvill, më 25 dhjetor, 2020.
Vendi ku ka ndodhur sulmi në Nashvill, më 25 dhjetor, 2020.

Autoritetet amerikane identifikuan personin që thonë se është përgjegjës për shpërthimin në qytetin Nashvill, në Ditën e Krishtlindjeve.

Bëhet fjalë për Anthony Quinn Warnerin, 63 vjeç.

Hetuesit thanë se ai ka vdekur nga shpërthimi.

Ata konstatuan se ADN-ja e mbetjeve njerëzore, të gjetura në vendin e shpërthimit, i përkiste Warnerit.

Autoritetet thanë se besojnë se ai ka vepruar i vetëm, por ato nuk e kanë zbuluar ende motivin që mund të fshihet pas bombardimit.

I pyetur nga gazetarët nëse shpërthimi mund të konsiderohet si terrorizëm i brendshëm, agjenti i posaçëm i FBI-së, Douglas Korneski, tha: “Nuk mund të komentoj në këtë pikë”.

Sulmi i 25 dhjetorit la tre persona të plagosur dhe shkatërroi disa ndërtesa historike.

Bill Lee, guvernator i shtetit Tenezi, ku ndodhet Nashvill, tha se “është mrekulli që askush nuk është vrarë”.

XS
SM
MD
LG