Ndërlidhjet

Afrika e Jugut me mbi një milion raste me koronavirus


Në vajzë me maskë mbrojtëse në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Në vajzë me maskë mbrojtëse në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

Afrika e Jugut u bë vendi i parë në kontinent që regjistroi mbi një milion raste me koronavirus.

Shifra u kumtua nga ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize.

Ai tha se ky vend ka konfirmuar mbi një milion infektime dhe 26,735 viktima, që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars.

Këto shifra vijnë vetëm disa ditë pasi autoritetet konfirmuan se kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut, me përhapje më të shpejtë.

Disa spitale dhe qendra mjekësore raportuan rritje të madhe të pranimit të pacientëve.

Varianti i ri i koronavirusit - i njohur si 501.V2 - besohet se po nxit rritjen e infeksioneve.

Ai është identifikuar nga një rrjet i shkencëtarëve të Afrikës së Jugut në provincën e Kepit Lindor dhe më pas është përhapur në pjesë të tjera të vendit.

Një tjetër variant i ri i koronavirusit është zbuluar tashmë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por të dyja këto variante kanë evoluar veçmas.

Të dyja kanë një mutacion - të quajtur N501Y - i cili është një pjesë thelbësore e virusit, që ai përdor për të infektuar qelizat e trupit.

Pas Afrikës së Jugut, vendi më i goditur në kontinentin afrikan është Maroku, i cili ka konfirmuar mbi 432,000 raste dhe 7,240 viktima.

XS
SM
MD
LG