Ndërlidhjet

Një viktimë dhe 174 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Një punonjëse shëndetësore në Klinikën Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u raportuan të premten 174 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,224 mostrave.

Viktima, e moshës 76-vjeçare, u regjistrua në Vushtrri, thuhet në njoftim.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 51,502.

Prej tyre, 1,336 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 41,852 - prej tyre 445 në 24-orëshin e kaluar.

Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8,314.

XS
SM
MD
LG