Ndërlidhjet

Siria kritikon SHBA-në lidhur me sanksionet  


Konflikti në Siri ka lënë të vdekur gjysmë milioni njerëz.
Konflikti në Siri ka lënë të vdekur gjysmë milioni njerëz.

Siria ka kritikuar Qeverinë amerikane lidhur me sanksionet që i ka vendosur Damaskut zyrtar, pas deklaratës së një raportueseje të posaçme në Kombet e Bashkuara, që i bëri thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet ndaj Sirisë

Ministria e Jashtme siriane tha se sanksionet amerikane janë të barabarta me “krimet kundër njerëzimit” dhe kanë ndikim në jetën e qytetarëve, teksa shteti po tenton të rindërtohet pas luftës civile dhjetëvjeçare.

SHBA-ja për vite me radhë ka vendosur sanksione ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe ndaj zyrtarëve shtetërorë, raporton AP. Sanksionet e reja hyn në fuqi në qershorin e vitit 2020 dhe i lejojnë autoriteteve amerikane që të shënjestrojnë kompani të huaja që bëjnë biznes me disa institucione shtetërore siriane.

Javën e kaluar, ekspertja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Alena Douhan i bëri thirrje SHBA-së që të heqë sanksionet “të cilat mund të parandalojnë rindërtimin e infrastrukturës civile në Siri”, që është shkatërruar nga konflikti që ka lënë të vrarë rreth gjysmë milioni persona.

Douhan, që është raportuese e posaçme e OKB-së lidhur me ndikimin negativ mbi të drejtat e njeriut të masave të njëashme, tha se sanksionet amerikane “shkelin të drejtat e qytetarëve sirianë”.

Por, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Siri, Joel Rayburn ka hedhur poshtë pretendimet e Douhan, duke thënë se ato janë “false”.

Ai tha se fajin për krizën ekonomike dhe humanitare në Siri bie “mbi luftën brutale të Assadit ndaj popullit sirian dhe nuk është faji i sanksioneve amerikane”.

XS
SM
MD
LG