Ndërlidhjet

Shtatë viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive në QKUK. Shtator, 2020.

Sëmundja COVID-19 u ka shkaktuar vdekjen edhe shtatë personave në Kosovë.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se viktimat janë nga Mitrovica, Peja, Istogu, Prishtina dhe Prizreni.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)", thuhet në njoftim.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, të infektuar me koronavirusin e ri janë shënuar edhe 169 pacientë, bazuar në 1,050 mostra të testuara.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 313 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 7.835.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në muajin mars të vitit 2020. Deri më tani gjithsej 52.134 persona janë infektuar, prej të cilëve 1.351 kanë vdekur ndërsa 42.948 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG