Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve


Selia e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Selia e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) e ka dënuar Rumaninë.

Gjykata me bazë në Strasburg më 19 janar vendosi që shteti rumun shkeli nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila përkrah "të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare" dhe urdhëroi vendin të paguante një total prej gati 26,000 euro si dëmshpërblim.

Ankuesit, të cilët kjo gjykatë i kishte emëruar si X dhe Y janë shtetas rumunë të cilët kanë lindur më 1976 përkatësisht 1982 dhe në lindje ishin regjistruar si vajza.

X u zhvendos në Britani të Madhe më 2014 dhe mori emrin e gjinisë mashkullore pasi gjykatat rumune refuzuan të ndryshojnë gjininë e tij.

Y u pajis me një kartë të re identiteti të Rumanisë më 2018 duke ia njohur gjininë mashkullore, por vetëm pasi iu nënshtrua operacionit vitin e kaluar.

ECHR tha përmes një deklarate se pavarësisht se këta persona nuk kanë dëshiruar t’i nënshtrohen operimit, gjykatat kombëtare rumune "i ballafaquan ata me një dilemë të pamundur: ose u duhej t'i nënshtroheshin operacionit… ose duhej të hiqnin dorë nga identiteti gjinor".

Gjykata tha se qëndrimi i Rumanisë i vendosi ata në një situatë "poshtërimi dhe ankthi".

XS
SM
MD
LG