Ndërlidhjet

Kosovë: Tri viktima dhe 379 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)", është thënë në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike, ky Institut njofton se janë regjistruar edhe 379 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1,733 mostrave të dyshimta.

Të shtunën është konstatuar se nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 244 pacientë ndërsa raste aktive janë 5,515.

Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020.

Që atëherë janë regjistruar 57,696 persona të infektuar.

Prej tyre, 1,450 kanë vdekur ndërsa 50,731 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG