Ndërlidhjet

IKSHPK: Pesë të vdekur dhe 288 raste me COVID-19


Një punonjëse mjekësore kalon afër bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.
Një punonjëse mjekësore kalon afër bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.

Në Kosovë të martën janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë vdekur ndërsa 51.337 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG