Ndërlidhjet

Vritet një person në Prishtinë


Ilustrim.
Ilustrim.

Një person është vrarë në rrugën “Ndue Perlleshi" ne Prishtinë", ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Radios Evropa e Lirë se menjëherë pas marrjes se informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.

Ajo ka bërë të ditur se një person është arrestuar lidhje me këtë vrasje si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në këtë rast.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion t ndriqimit të plotë të këtij rasti”, tha Ahmeti.

XS
SM
MD
LG