Ndërlidhjet

IKSHPK: Nga 2.291 testime, 249 raste me COVID-19


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Të dielën në Kosovë janë shënuar edhe 249 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 2.291 mostrave të testuara. Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga sëmundja kanë vdekur edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.523.

Të shëruar janë regjistruar edhe 274 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 6.693.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në muajin mars të vitit 2020, në kohën kur u shpall pandemia e COVID-19.

Deri më tani autoritetet shëndetësore kanë regjistruar gjithsej 62.258 persona të infektuar prej të cilëve 54.042 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG