Ndërlidhjet

Sonda e Emirateve arrin në orbitën e Marsit


Njerëzit në rrugët e Dubait festojnë, pasi sonda Shpresa ka hyrë në orbitën e Marsit.

Emiratet e Bashkuara Arabe po festojnë misionin e parë të tyre në Mars.

Ato kanë vendosur një sondë, të quajtur Shpresa, në orbitën përreth planetit, duke u bërë entiteti i pestë që e bën këtë, pas SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, Evropës dhe Indisë.

Anija kozmike, e cila është larguar nga Toka shtatë muaj më parë, duhej të bënte një manovër frenimi, për t'u siguruar se do të kapej nga graviteti i Marsit.

Shkencëtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe tani mund të studiojnë atmosferën e planetit.

Sateliti i tyre bart tre instrumente që, përveç tjerash, do të vëzhgojnë se si atomet neutrale të hidrogjenit dhe oksigjenit - mbetjet nga uji dikur i bollshëm i Marsit - rrjedhin në hapësirë.

“Ne donim të arrinim në Mars. Unë jam vërtet mirënjohëse. Më duket sikur një peshë, prej shtatë vjetësh, është hequr nga supet e mia”, tha Shkëlqesia e saj, Sarah Al Amiri, ministre e Emirateve të Bashkuara Arabe për Teknologji të Përparuar dhe kryetare e Agjencisë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të mërkurën, në orbitën e Marsit pritet të arrijë edhe sonda e Kinës, Tianwen-1, ndërsa javën e ardhshme, më 18 shkurt, edhe një anije e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG