Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër puçit në Mianmar


Policia duke përdorur topa uji kundër protestuesve në Mianmar.

Kundërshtarët e puçit ushtarak në Mianmar kanë vazhduar protestat për të tetën ditë me radhë, teksa autoritetet kanë vazhduar të arrestojnë kritikët e ushtrisë.

Mijëra persona kanë marshuar në Yangon, ku protestuesit kanë mbajtur protesta. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Mianmarit.

“Ndaloni rrëmbimet gjatë natës”, ishte një prej panove që protestuesit mbanin në duar në Yangon, në përgjigje të arrestimeve të kryera në ditët e fundit.

Gazetarja Shwe Yee Win që ka raportuar nga qyteti Pathein për puçin ushtark, më 11 shkurt është marrë nga policia dhe që atëherë nuk dihet më për fatin e saj, ka raportuar TimeAyeyar media ku ajo punon.

Përveç lideres së vendit, Aung San suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit, Win Myint, mbi 350 persona të tjerë janë arrestuar që prej puçit të 1 shkurtit, përfshirë aktivistë, gazetarë, studentë e murgj, ka thënë Kombet e Bashkuara.

Ushtria merr pushtetin në Mianmar
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, përmes një rezolute ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve në Mianmar, shtet ky që ndryshe njihet edhe me emrin Birmani.

Ky organ i OKB-së ka thënë se puçi ushtarak paraqet një kthim prapa për përpjekjet një dekadëshe të Mianmarit për tranzicionin drejt demokracisë.

Policia në protestat e mëhershme ka përdorur ndaj protestuesve gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.

Ushtria ka arsyetuar puçin, duke argumentuar se qeveria e Suu Kyisë ka dështuar që të hetojë pretendimet për mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar. Megjithatë, Komisioni Zgjedhor ka thënë se nuk ka gjetur prova për të mbështetur këto pretendime të ushtrisë.

XS
SM
MD
LG