Ndërlidhjet

IKSHPK: Katër viktima dhe 290 raste të reja me COVID-19


Një paicent në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës.
Një paicent në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës.

Katër pacientë të infektuar me koronavirus kanë vdekur, njoftoi të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas raportit të IKSHPK-së, nga 2.062 mostra të marra, kanë rezultuar 290 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake, janë shëruar edhe 336 pacientë.

Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020.

Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.095 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.544 pacientë kanë vdekur dhe 55.560 janë shëruar.

Raste aktive janë 6.991.

XS
SM
MD
LG