Ndërlidhjet

Zemaj: Nga 3.031 testime, 246 raste me COVID-19


Ilustrim.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë regjistruar edhe 246 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në testimet e 3.031 mostrave.

Të dielën, sipas Zemajt, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Më vonë të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot (14 shkurt) është gjithsej 55.761, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.

Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020. Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.341 raste të të infektuarve. Prej tyre, 1.544 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG