Ndërlidhjet

Turqia dënon me burgim një aktiviste të të drejtave të njeriut


Ilustrim.

Një gjykatë turke e ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Eren Keskin, me gjashtë vjet burgim nën akuzat e anëtarësimit në një organizatë terroriste. Keskin është një nga avokatet më të njohura të të drejtave të njeriut në Turqi.

Ajo shkroi në rrjetin social Twitter se, shumë herë ka qenë e akuzuar për pikëpamjet e saj politike, por asnjëherë nuk është dënuar për anëtarësim në një grup terrorist.

Milena Buyumi, nga Amnesty International, e quajti vendimin një "padrejtësi të tmerrshme".

"Eren Keskin është një avokate e të drejtave të njeriut që flet kundër padrejtësisë. Ajo i ka kushtuar jetën e saj mbrojtjes së të drejtave të grave, të burgosurve dhe ka luftuar për drejtësi", shkroi Buyum në rrjetin e saj social Twitter.

Keskin ka qenë kryeredaktore nderi e së përditshmes pro-kurde Ozgur Gundem. Kjo gazetë u ndalua pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak më 2016.

Gjykata dënoi gjithashtu tre të pandehur të tjerë të lidhur me këtë gazetë. Kryeredaktori i gazetës, Bilir Zana Kaya, u dënua me dy vjet e një muaj burg për shkak të propagandës terroriste. Dy individë tjerë u dënuan me gjashtë vjet e tre muaj burg, raporton DPA.

Vendimi mund të apelohet.

XS
SM
MD
LG