Ndërlidhjet

IKSHPK: Katër viktima dhe 453 raste të reja me koronavirus


Klinika Infektive e QKUK-së.

Katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 453 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë testuar 3.680 mostra në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Po ashtu, janë shëruar edhe 206 pacientë.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave, mbajtje e distancës dhe higjienën personale. Në të kundërtën, nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon, autoritetet qendrore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 28 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 69.230 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre, 1.599 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 7.782.

XS
SM
MD
LG