Ndërlidhjet

Malala bën marrëveshje me Apple TV+ për prodhim dokumentaresh


Malala Yousafzai, laureate e Çmimit Nobel për Paqe.
Malala Yousafzai, laureate e Çmimit Nobel për Paqe.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane Apple TV+, për të prodhuar drama dhe dokumentare, që përqendrohen te gratë dhe fëmijët.

Malala, aktiviste pakistaneze për të drejtat e grave dhe vajzave, ka fituar Nobelin në vitin 2014, pasi i ka mbijetuar një përpjekjeje të talibanëve për ta vrarë.

Apple TV+ tha se Malala është pajtuar për një partneritet shumëvjeçar, i cili “do të bazohet në aftësitë e saj për të frymëzuar njerëz në të gjithë botën”.

Programet e saj do të përfshijnë animacione dhe seriale për fëmijë.

Malala, 23 vjeçe, tha se është "mirënjohëse për mundësinë" që i është dhënë "për të mbështetur gra, të rinj, shkrimtarë dhe artistë".

“Shpresoj që përmes meje, shumë të rinj dhe vajza do t’i shikojnë këto programe dhe do të frymëzohen”, tha Malala për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në vitin 2012, Malala, atëbotë 15 vjeçe, është qëlluar në kokë nga talibanët, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave.

Ajo është shëruar pas disa muajsh trajtimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe jeton aktualisht.

XS
SM
MD
LG