Ndërlidhjet

Maqedonia e V: 21 të vdekur dhe 947 të infektuar me COVID-19


Ilustrim.

Maqedonia e Veriut edhe të enjten ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 21 persona të vdekur dhe 947 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

Të dhënat i referohen testimit të 3.450 mostrave ndërsa njoftohet edhe për 397 persona të shëruar nga COVID-19.

Sipas raportit të publikuar, në Shkup jetën e kanë humbur gjashtë persona (91, 90, 87, 66, 68, 78) në Berovë tre persona ( 59,51,70) nga dy në Kumanovë (72, 71) Negotinë ((79,78), Gjevgjeli (59 dhe 83 vjeç) dhe nga një viktimë në qytetet e Koçanës (66), Krushevës (74), Bogdancit (54) dhe Demir Kapisë (75).

Është raportuar se 19 persona kanë vdekur në spitalet e vendit ndërsa dy të tjerë në shtëpitë e tyre.

Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, gjithsej 453 raste.

Prej kur ka shpërthyer pandemia, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në mbi 110 mijë persona, prej të cilëve 3,265 e kanë humbur jetën , mbi 96 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë mbi 10 mijë.

Në Maqedoninë e Veriut nga dita e mërkurë kanë nisur masat shtrënguese që ndalojnë lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ministria e Punëve të Brendshme të enjten ka njoftuar për 12 shkelje të orës policore dhe ka paralajmëruar qytetarët për pasoja në rast se nuk respektohen masat në fuqi.

Për rritjen e rasteve me COVID-19 opozita maqedonase ka akuzuar qeverinë duke kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë, si për siç thotë “menaxhimin e keq me pandeminë ashtu edhe për dështimin në furnizimin me vaksina”.

Për shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike, kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickovski përmes një letre publike dërguar përfaqësive diplomatike në Shkup, ka kërkuar shtyrjen për në shtator të regjistrimit të popullsisë, që është paraparë në muajin prill.

XS
SM
MD
LG