Ndërlidhjet

Si raportuam për shkarkimin nga puna, për shkak të mosvotimit të Adrijana Hoxhiqit?


Fletëvotimi, të cilin Bojan Markoviq pretendon se e mori nga kryetari i Komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq.
Fletëvotimi, të cilin Bojan Markoviq pretendon se e mori nga kryetari i Komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq.

Aktorët e rrëfimit, në të cilin punëtori Bojan Markoviq deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL)“E humba punën, sepse nuk votova për Adriana Hoxhiqin", duan të ndryshojnë dhe mohojnë deklaratat që kanë dhënë, të cilat REL-i i ka të regjistruara dhe të dokumentuara.

Radio Evropa e Lirë, të enjten, më 11 mars, ka publikuar tekstin me titull "Markoviq: E humba punën sepse nuk e votova Adrijana Hoxhiqin“.

Bojan Markoviq ka qenë punëtor në kompaninë për sigurim fizik „Scorpion“, e cila i ka ofruar shërbimet e saj Kuvendit të Komunës së Ranillugut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, 60 kilometra nga Prishtina. Në krye të kësaj komune është Vlladica Aritonoviq nga Lista Serbe.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Markoviq ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, e ka humbur punën për shkak se nuk kishte pranuar që të votojë për subjektin politik Iniciativa qytetare Komuniteti i Bashkuar - Adrijana Hoxhiq.

Kundërshtarët politikë të Adrijana Hoxhiqit e akuzojnë atë për fitimin e një ulëseje në Kuvendin e Kosovës, falë votave nga komuniteti serb, mbi të cilin ushtroi ndikim Lista Serbe, për të vendosur nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Lista Serbe fitoi të 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb në kuvend.

Bojan Markoviq thotë se kryetari i Komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq ka kërkuar nga ai që të votojë për Adrijana Hoxhiqin.

Autorja e tekstit, Sandra Cvetkoviq, lidhur me këtë çështje ka biseduar me Bojan Markoviqin, me 10 mars në fshatin Ropotovë, komuna e Ranillugut dhe më pas edhe më 11 mars, përmes telefonit.

Radio Evropa e Lirë, ka publikuar tekstin, pasi ka marrë deklaratat nga të gjitha palët e përfshira në rrëfim – nga kryetari i Komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, i cili i hedh poshtë pretendimet e Markoviqit, nga Adrijana Hoxhiq, e cila thekson që ky është rast për hetim nga policia, nga pronari i kompanisë “Scorpion”, Xhevat Emërllahu, i cili e ka lavdëruar Bojan Markoviqin si punëtor, por që kishte theksuar se kontrata e punës i ishte ndërprerë me kërkesën e komunës, për shkak të zvogëlimit të punëtorëve .

Por, menjëherë pas publikimit të tekstit, nisën thirrjet telefonike te stafi i Radios Evropa e Lirë.

Pronari i kompanisë “Scorpion”, Emërllahu, kërkoi që të demantojë deklaratën e tij.

Më pas, autoren e tekstit e ka telefonuar edhe vetë Bojan Markoviq dhe i ka dërguar porosi me kërkesën që edhe ai të demantojë deklaratën e tij.

Porosia e Bojan Markoviqit dërguar gazetares së Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, pas publikimit të shkrimit, më 11 mars. Përkthimi: Sandra, të lutem demanto gjithçka.
Porosia e Bojan Markoviqit dërguar gazetares së Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, pas publikimit të shkrimit, më 11 mars. Përkthimi: Sandra, të lutem demanto gjithçka.

Pastaj pasoi demanti, në të cilin Markoviq tha se i “mohon ashpër akuzat” e bëra në bisedën me Radion Evropa e Lirë dhe se fjalët e tij “janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqpërdorur për qëllime politike”.

Ai ka thënë se me gazetaren e Radios Evropa e Lirë ka biseduar në rrugë për “problemin që i ndodhi” atij dhe familjes së tij, dhe më pas ka shtuar “gjërat, të cilat janë përmendur në intervistë nuk janë të njohura për mua dhe as nuk kam qenë dëshmitar i tyre dhe theksoj që ato janë nxjerrë nga konteksti”.

Markoviq thekson që, si punëtor i kompanisë së sigurimit fizik “Scorpion”, nuk ka pasur “takime as zyrtare dhe as jozyrtare me kryetarin e komunës” dhe se “fletëvotimin, të cilin ia ka treguar gazetares, e ka gjetur në rrugë” dhe e ka shfrytëzuar “për të bërë shaka me miqtë dhe shokët që janë simpatizues të Adrijana Hoxhiqit”.

Fletëvotimin e plotësuar, mbi të cilën ishte rrethuar opsioni politik i Adrijana Hoxhiqit dhe për të cilën ai pretendon se iu dha nga kryetari i komunës, duke i treguar se si të votojë, Markoviq ia dërgoi gazetares së Radios Evropa e Lirë përmes Viber-it.

Ai shtoi se “si punëtor i sigurimit, kam qenë në vendin e punës kur zonja Hoxhiq, si ministre, ka vizituar Komunën e Ranillugut dhe ka realizuar projekte në komunën tonë. Për këtë shkak dhe për shkak të pakënaqësive me punën e kryetarit të komunës, unë mund ta kuptoj që ajo e ka arritur simpatinë e votuesve në komunën tonë”.

Radio Evropa e Lirë posedon regjistrimet tonike të bisedave me Markoviqin.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Përkthimi:

REL: Si quhet kryetari i komunës?

Bojan Markoviç: Vlladica Aritonoviq.

REL: Si erdhi deri te kërkesa që Vlladica Aritonoviq ju bëri të votoni për një subjekt politik?

Bojan Markoviq: Ai më thirri në zyrë dhe më dha një fletëvotim. E kam ende atë fletëvotim, mund ta fotografoj dhe ta dërgoj në Viber. E rrumbullakoj opsionin për mua dhe numrin në të djathtë, dhe më tha: "Këtë kërkesë do të ma respektosh. Voto për Adrijana Hoxhiqin dhe i pres katër vota nga ti". Unë i thash, në rregull, nuk ka problem, e shohim. Ai mendoi se e kishte të sigurt se do t’i merrte këto katër vota.

Më 16 shkurt, ata më thirrën për një bisedë në zyrë. Kryetari i Kuvendit (komunal) më thirri personalisht, më tha "eja te kryetari i komunës". Dhe pastaj më pyetën se ku janë votat? Unë i thash se nuk mund ta votoja atë, as prindërit e mi nuk donin të votonin. Ata marrin pension nga Serbia dhe duan të votojnë për Listën Serbe, si të gjithë të tjerët.

Të nesërmen, pronari i kompanisë time erdhi tek unë dhe më tha: Bojan, çfarë ka ndodhur? Ata më urdhëruan të të largoj nga puna. Unë i thash: Nëse të kanë urdhëruar ta bësh, atëherë bëjë lirisht, nuk je fajtor për këtë gjë. Më të vërtetë, ai nuk ka faj për asgjë, kam marrëdhënie shumë të mira me shefin, një njeri jashtëzakonisht i mirë. Ai më tha që ata e urdhëruan që të më largoj nga puna, siç thuhet edhe në vendimin e largimit. Unë nuk u largova nga kompania, por nga komuna.

Aktvendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të Bojan Markoviqit.
Aktvendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të Bojan Markoviqit.

REL: Nga e dinte ai që ju nuk e keni votuar opsionin e tij?

Bojan Markoviq: Ai e dinte, sepse i kishte shpërndarë vetë ato fletëvotime, ato të voglat. Ai ia dha dikujt një subjekt politik dhe numrin gjashtë, si në rastin tim që më dha numrin gjashtë. Dikujt tjetër i dha një subjekt politik dhe numrin shtatë dhe aty në fletë e shkruante Bojani ose punëtorë të tjerë të cilëve ua dha, duke mbajtur një kopje me vete. Kur e ka parë që nuk ka asnjë subjekt politik dhe numri gjashtë nuk ka katër vota, do të thotë që unë nuk e respektova atë. Ai i dha numra të ndryshëm secilit, për një kandidat për deputet.

REL: Tani që e rrëfyet tërë këtë histori, publiku do ta kuptojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. A keni frikë se do të përballeni me pasoja?

Bojan Markoviq: Nuk kam kujt t’i frikësohem. I kam ngritur duart, thjesht nuk kam se kujt t’i frikësohem. I frikësohem vetëm Zotit, askujt tjetër.

REL: Ju më thatë se as gruaja juaj nuk punon, se keni dy fëmijë të mitur?

Bojan Markoviq: Gruaja ime nuk punon askund. Unë nuk punoj, kam dy djem, njëri është 17 vjeç, tjetri është 15 tani, më 8 mars e kishte ditëlindjen. Unë jetoj me prindërit e mi. Jam i zhvendosur nga Gjilani në Ropotovë. Tani askush nuk punon askund.

REL: Dhe me çfarë do të jetoni tani?

Bojan Markoviq: Nuk e di, nuk e di, me të vërtetë nuk e di.

Radio Evropa e Lirë ka provuar që sërish të bisedojë me Markoviqin, më 12 mars, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur ndërkohë, por ai më nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as nuk u është përgjigjur porosive të dërguara përmes telefonit mobil.

Pronari i kompanisë për sigurim fizik “Scorpion”, Xhevat Emërllahu, ku punoi Markoviqi, në prononcimin e tij për Radion Evropa e Lirë, më 11 mars, në ditën kur edhe është publikuar teksti, ka deklaruar që Markoviqi ka qenë “punëtor shumë i mirë, i dëgjueshëm, me sjellje të mirë dhe na respektonte”, por kontrata i është ndërprerë për shkak të kërkesës së komunës që të zvogëlohet numri i punëtorëve.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:34 0:00

Pasi u publikua teksti, Emërllahu kërkoi të ndryshojë deklaratën.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Emërllahu, megjithatë, ka konfirmuar informacionin se me Bojan Markoviqin është takuar pak para se të publikohej teksti më 11 mars, ndërkaq që për këtë çështje është pyetur për shkak se Markoviqi e ka përmendur këtë takim, si presion i ushtruar nga kryetari i komunës, që të pushohet nga puna edhe Emërllahu.

Emërllahu, më 12 mars, në një bisedë me shefen e byrosë së REL-it në Prishtinë Amra Zejneli-Loxha, ka konfirmuar që është takuar me Markoviqin, një ditë më parë.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Adrijana Hoxhiqit

Adrijana Hoxhiq garoi në zgjedhje me Iniciativën Qytetare Komuniti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq. Subjekti i saj fitoi 6.422 vota apo një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vepruar në bazë të ankesës së partive të tjera boshnjake, ia anuloi subjektit të Hoxhiqit 4.205 fletëvotime pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. Vendimi u mor me arsyetimin se numri i votave për partitë boshnjake u rrit me 49 për qind, që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019 nënkupton se "si asnjëherë më parë, mijëra votues të komunitetit serb në Kosovë votuan për përfaqësuesit boshnjakë”.

Hoxhiq e apeloi vendimin e PZAP-it në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit e ka hedhur poshtë ankesën e Hoxhiqit.

Tani për tani nuk është ende e qartë nëse Hoxhiq do të arrijë të fitojë ulëse në kuvend, pas anulimit të votave.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, që i përfaqësoi kundërshtarët politikë të Hoxhiqit në PZAP, tha se janë manipuluar rreth 10.000 vota, të cilat janë orkestruar nga Lista Serbe.

E gjithë kjo, me qëllim të kontrollit të deputetëve joserbë nga radhët e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. Hoxhiq i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme këto pretendime.

Në Ranillug, ajo mori 255 vota ose 9.6 për qind të votave të përgjithshme në këtë komunë. E sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2011, në Ranillug jeton vetëm një boshnjak.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pati deklaruar, më 15 janar se "Lista Serbe nuk do të luftojë vetëm për interesat e popullit serb, Lista Serbe do të luftojë për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve dhe për të gjithë njerëzit e tjerë me qëllime të mira ".

Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat (SDU), e cila ka qenë deputete në disa mandate ka deklaruar më herët “se pritet të realizohet plani i Listës Serbe, e cila përmes trupës së saj zgjedhore, synon të ushtrojë ndikim dhe kontroll mbi disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë".

Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori, nëse kanë filluar ndonjë hetim për rastin e Bojan Markoviçit, por deri në kohën sa u publikua ky tekst, nuk mori asnjë përgjigje.

XS
SM
MD
LG