Ndërlidhjet

Maqedoni e V.: 20 viktima dhe mbi 1.000 raste të reja me COVID-19


Një person duke u testuar për koronavirus në një laborator privat në Shkup. Fotografi ilustruese.
Një person duke u testuar për koronavirus në një laborator privat në Shkup. Fotografi ilustruese.

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 20 viktima me COVID-19 dhe 1.031 të infektuar me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë të infektimeve brenda një ditë, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Viktimat janë nëntë janë nga Shkupi, tri nga Prilepi, nga dy nga Velesi dhe Manastir dhe nga një në Kumanvoë, Gostivar, Kavadar dhe Kocanë.

Mosha e viktimave sillet mes 50 dhe 93 vjeç.

Numri më i madh i të infektuarve bazuar në testimin e 4.373 mostrave është regjistruar në Shkup, gjithsej 492 raste.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për rritjen e numrit të personave të shtruar në spitale.

Gjithsej 55 pacientë me komplikime të COVID-19 janë shtruar në spitalet në Shkup në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 406 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit.

Që nga paraqitja e pandemisë, me sëmundjen COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 112.107 persona, prej tyre 3.300 e kanë humbur jetën, betejën e kanë fituar 97.166 persona, ndërsa 11.641 të tjerë janë ende aktivë me koronavirus.

Për dallim nga ditët e kaluara, nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë ende informata konkrete se kur Maqedonia e Veriut do të marrë dërgesën të re të vaksinave.

Më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë 20.000 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer dhe 25.000 të tjera të AstraZenecas.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka pranuar rreth tetëmijë doza të Pfizerit si donacion nga Serbia, të cilat janë përdorur për vaksinimin e personelit shëndetësor dhe tremijë të tjera të prodhuesit kinez Sinopharm, me të cilat po vaksinohen të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

XS
SM
MD
LG