Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Pozitivë në koronavirusin e ri kanë rezultuar edhe 771 persona, në bazë të 3.937 mostrave të testuara.
Sëmundjen e kanë mundur edhe 666 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.909.
Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë janë shënuar 81.392 raste me koronavirus, prej të cilëve 67.731 janë shëruar ndërsa 1.752 kanë vdekur.