Ndërlidhjet

LDK-ja zgjedh nënkryetarët dhe kryesinë e re


Foto ilustrim.

Shqipe Mjekiqi, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në të cilën është zgjedhur edhe kryesia e re e partisë, në përbërje të së cilës janë 33 anëtarë.

Lajmin e konfirmoi për mediat, Imri Ahmeti, i cili është zgjedhur sekretar i përgjithshëm.

Vendimet e reja në LDK pasojnë zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të ri nga ana e kuvendit të partisë, më 14 mars.

Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, erdhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12 për qind të votave, gjë që çoi edhe në dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së.

XS
SM
MD
LG