Ndërlidhjet

Davenport, shef i ri i OSBE-së në Kosovë


Diplomati Michael Davenport

Diplomati britanik, Michael Davenport, u emërua shef i ri i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Me këtë rast, Davenport tha se OSBE-ja “ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë” dhe se “është privilegj” për të të udhëheqë misionin në fjalë.

“E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të misionit”, tha ambasadori Davenport.

Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Bashkimit Evropian dhe shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri më 2017 dhe si ambasador i Britanisë në Serbi nga viti 2010 deri më 2013.

Ambasadori Davenport është shefi i tetë me radhë i Misionit të OSBE-së në Kosovë që nga themelimi në vitin 1999 dhe e pason ambasadorin Jan Braathu nga Norvegjia.

XS
SM
MD
LG