Ndërlidhjet

Zhvendoset anija e bllokuar në Kanalin e Suezit


Anija Ever Given e bllokuar në Kanalin e Suezit, më 27 mars, 2021.

Një anije e madhe që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, u zhvendos plotësisht, duke i hapur rrugë rinisjes së trafikut ujor.

“Admirali Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, njoftoi për rifillimin e trafikut të transportit në Kanalin e Suezit”, tha përmes një deklarate Autoriteti i Kanalit të Suezit.

Televizioni egjiptian tregoi pamje të anijes Ever Given të pozicionuar në qendër të kanalit.

Suksesi u arrit pas përpjekjeve intensive për ta shtyrë dhe tërhequr atë me rimorkiatorë.

Anija, 400 metra e gjatë, po transportonte mbi 18,000 kontejnerë nga Azia në Evropë, kur u bllokua në Kanalin e Suezit më 23 mars.

Që atëherë, trafiku në kanal është ndalur, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të transportit global, edhe ashtu të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Mbi 320 anije janë aktualisht duke pritur për të kaluar përmes kanalit.

Përmes tij, çdo ditë kalon transit afro një e treta e kontejnerëve botërorë.

Rreth 12 për qind e tregtisë globale të të gjitha mallrave kalojnë po ashtu përmes këtij kanali, të gjatë 193 kilometra.

Pamje nga anija e bllokuar:

Vazhdon bllokada në Suez nga anija e ngecur
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

XS
SM
MD
LG