Ndërlidhjet

Izraeli rihap kufirin me Egjiptin


Kufiri mes Izraelit dhe Egjiptit.
Kufiri mes Izraelit dhe Egjiptit.

Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një numër i njerëzve të shkojë në gadishullin Sinai për pushimet e Festës së Pashkëve.

Ky është vendimi i fundit i Izraelit pasi e vuri nën kontroll përhapjen e virusit dhe iu kthye normalitetit pas vaksinimit me dy doza, të më shumë se gjysmës së popullsisë prej rreth 9.3 milionë banorësh.

Izraeli është vendi udhëheqës në botë për fushatën e vaksinimit.

Për të kaluar kufirin njerëzit duhet të jenë të vaksinuar ose të shëruar nga COVID-19. Gjithashtu kërkohet një test negativ i koronavirusit në të dy drejtimet.

Gadishulli Sinai i Egjiptit është një vend i njohur ku izraelitët i kalojnë pushimet, veçanërisht gjatë pushimeve për festën e Pashkëve që filloi gjatë fundjavës.

Kufiri ka qenë i mbyllur që nga marsi i vitit 2020.

XS
SM
MD
LG