Ndërlidhjet

Ndalohet një person, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës


Memoriali i viktimave të masakrës së Izbicës.
Memoriali i viktimave të masakrës së Izbicës.

Një person u ndalua në Kosovë nën dyshimet se ka kryer veprën penale: krime lufte kundër popullsisë civile, njoftoi të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në komunikatën për media, i ndaluari identifikohet me inicialet M.A. dhe thuhet se është shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Detaje të tjera nuk jepen.

Në masakrën e Izbicës - fshat në Komunën e Skënderajt - forcat serbe kanë vrarë 147 shqiptarë, në mars të vitit 1999.

XS
SM
MD
LG