Ndërlidhjet

Kosova regjistron 11 viktima dhe 512 të infektuar me koronavirus


Një pacient duke u trajtuar pas infektimit me koronavirus.
Një pacient duke u trajtuar pas infektimit me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka regjistruar të hënën 11 viktima me koronavirusin e ri.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç)" , është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, IKSHPK-ja ka raportuar për 512 të infektuar me këtë virus, pas kryerjes së 4,718 testeve.

Më 5 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se 524 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa aktive janë 14,284 raste.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 94,167 të infektuar.

Prej tyre 1,926 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG