Ndërlidhjet

Shpërthimi i minës dëmton një anije iraniane në Detin e Kuq


Një foto satelitore tregon anijen e ngarkesës iraniane MV Saviz në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, 1 tetor 2020
Një foto satelitore tregon anijen e ngarkesës iraniane MV Saviz në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, 1 tetor 2020

Një anije iraniane e përdorur nga Trupat e Gardës së Republikës Islamike (IRGC) është dëmtuar nga një shpërthim në Detin e Kuq, në brigjet e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me IRGC, raportoi se anija, u dëmtua pas shpërthimit të një mine që ishte vendosur në të.

Raporti tha se anija ka qenë e vendosur në Detin e Kuq në disa vitet e fundit “për të mbështetur komandot iraniane të dërguara në misionet e shoqërimit të anijeve tregtare [kundër piraterisë]".

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iraniane e quajti incidentin një "sulm".

Më herët, transmetuesi saudit “Al Arabiya” citoi burime të paidentifikuara të thoshin se anija u sulmua në brigjet e Eritresë dhe ishte e lidhur me IRGC.

New York Times citoi llogaritë e mediave sociale të lidhura me IRGC, të cilat pretendonin se Izraeli e kishte kryer sulmin. Izraeli nuk e ka konfirmuar atë informacion, raportoi gazeta.

Por, sipas një zyrtari amerikan të paidentifikuar, Izraeli kishte informuar Shtetet e Bashkuara për rolin e tij pas sulmit, raportoi New York Times.

Incidenti vjen mes viteve të përleshjeve detare midis forcave iraniane, izraelite dhe perëndimore.

Por, incidenti ndodhi gjithashtu në kohën kur filluan bisedimet e tensionuara ndërkombëtare në Vjenë që synojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, nga e cila Uashingtoni u tërhoq tre vjet më parë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë se tërheqja ndodhi për shkak se marrëveshja ishte e keqe dhe se ajo i mundësonte Iranit të posedojë marrëveshje bërthamore.

SHBA-ja vendosi sanksione shkatërruese ndaj Iranit ndërsa Teherani filloi shkeljen e marrëveshjes bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën në janar dhe është shprehur për angazhim në ringjalljen e marrëveshjes, vetëm nëse Teherani kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen.

Izraeli ka qenë një kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore, e cila synonte të lehtësonte sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të uljes së programit të diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

"Ne nuk duhet t'i kthehemi marrëveshjes së rrezikshme bërthamore me Iranin, sepse një Iran bërthamor është një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe një kërcënim i madh për sigurinë e të gjithë botës", ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

XS
SM
MD
LG