Ndërlidhjet

IKSHPK: 12 viktima dhe 871 raste të reja me COVID-19


Një punonjëse shëndetësore në Klinikën Infektive të QKUK-së. Fotografi ilustruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2, Podujevë 2, Lipjan 1, Prishtinë 1, Prizren 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast“, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është bërë testimi i 5.502 mostrave dhe në bazë të rezultateve janë shënuar edhe 871 raste të reja me COVID-19.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 642 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 14.120.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 96.212 të infektuar.

Prej tyre 1.960 kanë vdekur ndërsa 80.132 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG