Ndërlidhjet

IKSHPK: 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1, Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19. Pra, 15 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

XS
SM
MD
LG