Ndërlidhjet

Izraeli mbyll zonën e peshkimit në Rripin e Gazës


Rripi i Gazës.
Rripi i Gazës.

Izraeli njoftoi se ka mbyllur një zonë peshkimi në Rripin e Gazës, pas sulmeve të vazhdueshme me raketa ndaj shtetit hebre.

Ushtria izraelite njoftoi se pesë raketa qëlluan Izraelin brenda natës. Dy prej tyre u shënjestruan nga mbrojtja raketore e Izraelit.

Zona e peshkimit pranë Gazës do të "mbyllet plotësisht deri në një njoftim tjetër", njoftoi mekanizmi ushtarak izraelit që administron çështjet civile në territoret palestineze duke përfshirë Bregun Perëndimor të okupuar.

Izraeli tha se për sulmin do të mbajë përgjegjëse lëvizjen islamike Hamas, e cila kontrollon Gazën.

“Hamasi do të ballafaqohet me pasojat për dhunën e kryer kundër qytetarëve të Izraelit”, tha njoftimi.

Kreu i sindikatës së peshkimit në Gaza, Zakaria Bakr i tha AFP-së të hënën se masa izraelite përbënte "dënimin kolektiv për 50.000 njerëzit që sigurojnë jetesën nga industria e peshkimit në Gaza".

Hamasi tha se masa e Izraelit është "një shkelje flagrante" dhe "agresion i vazhdueshëm" kundër banorëve të Gazës.

Izraeli, i cili ka vendosur një bllokadë në Gaza për më shumë se një dekadë, kishte lejuar zonën e peshkimit për enklavën bregdetare pas marrëveshjes së paqes në Oslo në vitet 1990.

Por, me kalimin e viteve Izraeli ka zvogëluar madhësinë në varësi të tensioneve me Hamasin.

Hamasi, konsiderohet si një organizatë terroriste nga ana e Izraelit.

XS
SM
MD
LG