Ndërlidhjet

IKSHPK: Nga 3,377 testime, 71 raste me COVID-19


Një punonjëse shëndetësore gjatë testimit të COVID-19.
Një punonjëse shëndetësore gjatë testimit të COVID-19.

Në Kosovë ka vazhduar trendi i përmirësimit të situatës epidemiologjike, pasi të dielën pozitivë në koronavirus kanë dalë 71 persona, nga 3,377 mostra të testuara.

Pra, 2.1 për qind e të testuarve kanë rezultuar si të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shënuar edhe dy viktima. Pacientët që kanë humbur jetën janë nga Mitrovica dhe Podujeva.

Sipas njoftimit, si të shëruar janë regjistruar edhe 173 persona ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 5.061.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.914, i viktimave në 2.225 dhe i të shëruarve në 99.628.

XS
SM
MD
LG